Miratohet rregullorja për shfrytëzimin e parkingjeve në Prishtinë
02 gusht 2019
| 12:33
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Prishtinë, duke hapur rrugë për vazhdimin e fazave të tjera të implementimit të këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se organizimi i mirëfilltë i parkingjeve është ndihmesë në lëvizshmërinë e të gjithë pjesëtarëve të komunikacionit.
/Epoka e re/