
Miratohet rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës
29 janar 2018
| 13:47
Qeveria e Kosovës ka miratuar Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Administratës Publike (MAP).
Rregullorja përcakton strukturën, organizimin dhe funksionimin e brendshëm të Ministrisë së Administratës Publike dhe organeve në mbikëqyrje të kësaj ministrie.
Rregullorja fuzionon Departamentin e reformës se administratës publike me Departamentin e koordinimit të politikave dhe integrimit evropian në një departament.