Miratohet shpallja e konkursit për doktoratë në UP

15 tetor 2018 | 11:37

Senati në mbledhjen e sotme vendosi që të miratojë shpalljen e konkursit për studimet e doktoratës për vitin akademik 2018/19.

Por ajo që ngjalli debat më së shumti mes anëtarëve të Senatit ishte nëse kandidatët duhet ta kenë edhe gjuhën angleze në kuadër të provimit pranues.

Ushtruesi i detyrës se sekretarit në rektorat, Esat Kelmendi, ka thënë se disa prej njësive akademike kanë paraparë gjuhën angleze në kuadër të provimit pranues.

“Në rregullore parashihet të jetë i veçantë. Do të ishte mirë të ishte unifikues sepse herën e kaluar ka pasur probleme. Prandaj duhet që të diskutojmë se a duhet të jetë i ndarë apo jo”, është shprehur Kelmendi.

Dekani i FSHMN-së, Tahir Arbneshi, ka deklaruar se propozimi i tij ka qenë që anglishtja të jetë provim i veçantë të cilin do të duhej ta mbante Departamenti i Gjuhës Angleze.

“Provimi pranues të jetë për Kimi nga kimistët dhe për anglisht në departamentin e gjuhës angleze”, ka thënë ai.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, But Dedaj, ka theksuar se vitin e kaluar kanë kërkuar që të jetë testi ‘TOEFL, raporton “Kallxo.com”.

Dekani i Fakultetit të Edukimit, Et’hem Çeku, insistoi që gjuha angleze të jetë pjesë e provimit.

“Te gjuha angleze secili fakultet i përgjigjet programit në të cilën është akredituar. E kemi një telashe sepse e sjellim një praktikë ndoshta jo të mirë, kur mësimi është mbajtur në gjuhën angleze dhe kandidati normalisht ishte dashtë ta dijë gjuhën angleze sepse profesorët që kanë ardhur nga Lubjana kanë mbajtur mësimin në gjuhën angleze. Mendoj që duhet të mbetet edhe si prag eliminues”, ka thënë Çeku.

Dekanja e Fakultetit Filologjik, Lindita Rugova, u pajtua me kolegun e saj të Fakultetit Ekonomik, Dedaj, që të bëhet akumulimi i pikëve.

“Te teksti ku shkruhet për Fakultetin e Filologjikut të hiqet dilema te Gjuhë e huaj botërore. Te gjuhësia duhet të shënoj gjuha angleze, gjermane, frënge apo njëra nga gjuhët që janë ofruar në Filologjik”,ka thënë Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amerikanët po binden gjithmonë e më shumë se Donald Trump…