Miratohet strategjia e energjisë për vitet 2022-2031

08 mars 2023 | 15:48

Në seancën e sotme plenare është miratuar Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022-2031.

Në sallë ishin 61 deputetë derisa Kuvendi ka vazhduar me votimin e projektligjeve, pasi ka kuorum të mjaftueshëm.

Në këtë seancë janë miratuar: Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Projektligji për Konfliktet Administrative, si dhe Projektligji për Ekspertët Gjyqësorë.

Ndërsa nuk ka kaluar raporti vjetor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zhvilluar të mërkurën tri ndeshje të javës së 24-të…