Miratohet strategjia pesëvjeçare për sundimin e ligjit
11 gusht 2021
| 11:16
Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë për sundimin e ligjit 2021-2026.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë se Strategjia për sundimin e ligjit është në përputhje me programin e qeverisë.
Ajo ka pohuar se si Ministri e Drejtësisë dhe si Qeveri kanë synim që ta kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Ministrja Haxhiu ka thënë se përmes kësaj strategjie synohet fuqizimi i gjyqësorit, prokurorisë dhe i luftës anti-korrupsion.