Miratohet vendimi për dhënien e 51 pronave publike për 99 vite në Komunën e Drenasit
19 shtator 2024
| 14:08
Është miratuar vendimi për dhënien e 51 pronave publike për 99 vite të Komunës së Drenasit. Për këtë vendim, 17 vota kanë qenë për, 12 kundër dhe 1 abstenim.
Kurse, nga lista paraprake janë hequr prona e komunës së vjetër dhe e çerdhes.
Të enjten në Kuvendin Komunal të Drenasit, si pikë e rendit të ditës ishte votimi për propozim vendimin për dhënien e pronave publike të kësaj komune për shfrytëzim afatgjatë.