Miratohet vendimi për shpalljen “Qytetar Nderi” i Deçanit për presidentin e Shqipërisë
23 qershor 2024
| 11:10
Sot është mbajtur mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Deçanit.
Mbledhja u kryesua nga kryesuesi, Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, nënkryetari i komunës, Sami Cacaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të Drejtorive Komunale, zyrtarë komunalë.
Për rend dite ishte propozuar kjo pikë:
“1. Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe marrja e Vendimit për shpalljen ‘QYTETAR NDERI’ i Komunës së Deçanit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, ZHTZ. Bajram Begaj. U miratua Vendimi për shpalljen ‘QYTETAR NDERI’ i Komunës së Deçanit, ZHTZ. Bajram Begaj”, ka njoftuar Komuna e Deçanit.