Miratohet vendimi për shpronësimin e pronave për ndërtimin e kompleksit memorial “Masakra e Reçakut”
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: konservimi, restaurimi dhe ndërtimi i kompleksit memorial “Masakra e Reçakut”.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se në komunën e Shtimes, Departamenti i Shpronësimit ka mbajtur në muajin qershor një dëgjim publik me pronarët e pronave.
“Pas miratimit të këtij vendimi, Departamenti i Shpronësimit më 18.06.2024 ka mbajtur dëgjimin publik në komunën e Shtimes me pronarët e pronave dhe ka trajtuar gjatë dëgjimit të gjitha kërkesat e pronarëve. Departamenti i Shpronësimit i propozon Qeverisë së Kosovës të nxjerrë vendim që të miratohet vendimi preliminar për ligjshmërinë e procesit të shpronësimit për interes publik të pronës së paluajtshme e cila preket nga realizimi i projektit”, ka thënë Aliu.