Miratohet vendimi që një veturë e secilës familje ta ketë parkingun falas në Prishtinë, nga pagesa lirohen këto kategori
Sot u mbajt seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku ndër tjerash si pikë e diskutimit ishte edhe rregullorja e parkingjeve në kryeqytet, respektivisht Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking”.
Në këtë seancë nuk mori pjesë Partia Demokratike e Kosovës, e cila është në koalicion qeverisës bashkë me LDK në Prishtinë.
Pas diskutimeve, opozita propozoi plotësim-ndryshimin e draft-rregullores ku parashihet edhe çmimorja e re, përmes te cilës veturat e para për zonat e caktuara të jenë pa pagesë, derisa veturat e dyta të paguajnë 30 euro në muaj ose 300 euro në vit.
Alban Zogaj, nënkryetar i Prishtinës, tha se pajtohem me disa propozime, por me disa tjera ka kundërshtime.
“Pajtohem me disa propozime, por me të tjerat kamë disa kundërshtime, pse jemi tu dasht këtë rrëgullore na me shty para, është se na kemi problem më parkingje e ne nese e ulim cmimin ne nuk e zgjedhim problemim, pajtohem më propozimin për invalidet qe me i lirua”, tha ai.
Ndërkaq, Bahri Gashi, asambleist i AAK-së, tha se propozimet jane per kete seance dhe duhet te votohen ne këtë seance, e jo të delegohen përgjegjësitë e Kuvendit Komunal në grupe punuese.
Pas debatit, kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së kërkoi që pika për rregulloren e parkingjeve të shtyhet per seance tjeter, derisa kryetari Përparim Rama kërkoi që kjo pike mos te shtyhet, por të votohet përderisa pozite dhe opozite jane afer konsesusit.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajqinovci, kërkoi pauze 5 minuteshe per darkordim.
Pas pauzës, kryesuesi i Kuvendit Komunal hodhi ne votim pike për pike propozimet e seancës, te cilat u votuan me shumice te votave. Pas votimit te secilit propozim të dhënë nga seanca, në rregulloren e propozuar u votua që vetura e parë e secilës familje të jetë pa pagesë, derisa vetura e dytë obligohet të paguaj 10 euro në muaj ose 100 euro në vit.
Ndërsa si kategori të liruara nga pagesa do përveç veturave zyrtare do të jenë personat me aftësi të kufizuara si dhe personat të cilëve u njihet statusi i invalidit të UÇK. Pas votimit të tërsishëm u miratua kjo rregullore me 30 vota./EO/