Mirdoni, i “BBVK”, nis ngacmimet e para me Shqipen
04 dhjetor 2023
| 12:17
Mirdoni, banori më i ri i “BBVK”, duket që ka nisur ngacmimet e para me Shqipen. Ata duken teksa janë në dhomën e gjumit dhe luajnë me njëri-tjetrin.
Shqipja për një moment gati po rrëzohet dhe Mirdoni e mban atë tek shpina.
Ardi, banori që është futur njëkohësisht me Mirdonin dhe të dy ata janë një banor i vetëm, duket se nuk i pëlqen shumë kjo gjë.
Po pse po e prek Shqipen kujdes me dorën. Po më nxjerr keq dhe mua, po qe kështu ndahemi dhe vazhdojmë secili më vete. Po i themi vëllait të madh dhe ndahemi. Por nëse Shqipja do atëherë nuk është problem,- tha Ardi.
Kujtojmë që Shqipja ka nisur më parë edhe me Blerandon një njohje dhe ka patur ngacmime dhe flirtime mes tyre, por ata të dy i shkëputen lidhjet dhe çdo gjë mbaroi aty.