‘Mirë se kthehesh në familje’, kryetari i AAK-së reagon pas lirimit të Nasim Haradinaj
14 dhjetor 2023
| 15:00
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lirimit të Nasim Haradinaj nga Gjykata Speciale.
Haradinaj, i cili ka edhe lidhje familjare me Nasim Haradinaj e ka mirëpritur lajmin për lirimin e tij.
“Mirë se kthehesh në familje, Nasim”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Lirimi i Nasim Haradinajt është bërë me vendim të presidentes së Dhomave të Specializuara, Katarina Trendafilova.