Mirë se vini! Rrugë të mbarë!
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka përuruar sinjalistikën rrugore për të gjithë qytetarët Ferizajas dhe vizitorët që frekuentojnë këtë qytet.
Tani në çdo hyrje dhe dalje të qytetit do të jepen mesazhet e mirëseardhjes dhe rrugës së mbarë si dhe kujdesi i shtuar në trafik, për qytetarët e saj.
Ferizaj është ndër komunat e vetme në Kosovë që ka marrë pamje evropiane me një infrastrukturë të jashtëzakonshme.
“Mirësevini! Rrugë të mbarë! Dhe mesazhe tjera këshilluese për sigurinë në trafik do t’i shfaqen gjithë ferizajasve e vizitorëve që frekuentojnë hyrje-daljet e qytetit, me ekranet njoftuese që vendosëm, për t’i shndërruar tërësisht, siç meritojnë hyrje-daljet e një qyteti, me patjetër, me këtë risi në sinjalistikën rrugore të Ferizajt”, ka shkruar Aliu ndër tjera në profilin e tij në ‘Facebook’.