Mirë se vjen në Kosovë, z. Holaschke!
Në Kosovë, ka arritur kryebashkiaku i komunës Eppingen, z. Klaus Hollaschke.
Z. Holaschke, është kryebashkiak për 20 vjet, i zgjedhur për tri mandate i cili ka dëshmuar performancë të shkëlqyer duke i kontribuar perspektivës dhe zhvillimit të komunës Eppingen, Baden-Württemberg. Ai në veçanti ka ofruar përkrahje për integrimin e të huajve dhe është i njohur si përkrahës i madh i Kosovës.
Qëndrimin në Kosovë, z. Holaschke e filloi me vizitën në Prekaz, në Memorialin e Jasharajve. Në përcjellje të tij, janë afaristët e njohur në Eppingen, vëllezërit Shala, Shaqiri dhe Rama.
Në Aeroport ju dëshirova mirëseardhje, me dëshirat më të mira për të kaluar sa më mirë në Kosovë dhe takimet e parapara me homologët në Kosovë, të sjellin sa më shumë rezultate në fushën e bashkëpunimit.
Z. Holaschke, me përkrahjen që ju ka bërë shtetasve tanë, me zemër i them: Mik i dashur, mirë se keni ardhur në Kosovë, ju jeni në shtëpinë Tuaj!