“Mirëdita, dobar dan!”, 1 minutë heshtje për viktimat në Beograd, e pranishme edhe ministrja Albulena Haxhiu
Të enjten në Prishtinë është hapur edicioni i dhjetë i festivalit, “Mirëdita, dobar dan” i cili synon që audienca e Kosovës të ketë mundësinë të njihet me skenën artistike e shoqërore serbe.
Festivali u hap me një minutë heshtje nga të gjithë pjesëmarrësit, për nder të viktimave të sulmit të armatosur më 3 maj në një shkollë fillore në Beograd, ku u vranë tetë fëmijë dhe një rojë.
Ndërsa në këtë event kanë marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministri serb, Nenad Rashiq.
Më vonë, organizatorët e festivalit ndezën qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në nderim të këtyre viktimave.
Ndërsa në organizimin për ndezjen e qirinjve më 15 janar, në Ditën e Gjenocidit nuk doli askush nga qeveria për të kujtuar këtë ngjarje të rëndë për popullin shqiptar, e as ministrja Haxhiu.