Mirel Josa nuk preferon transfere në dimër
03 dhjetor 2018
| 13:47
FC Prishtina arriti të mbyll sezonin vjeshtor në pozitën e parë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Trajneri Mirel Josa ka bërë me dije se nuk e pëlqen shumë afatin kalimtar të dimrit, pasi pak futbollistë cilësor janë të lirë.
“Nuk jam shumë për lëvizjet e dimrit, nuk më pëlqejnë fare lëvizjet e dimrit, sepse s’ka ndonjë gjë cilësore. Ne nuk po gjejmë gjatë verës e lëre me gjatë dimrit. Çfarë futbollistësh do të merrnim, futbollistë që nuk luajnë në skuadrat tjera? Ka futbollistë të lirë që mund të vijnë në Prishtinë që mund të jenë më cilësor se ata që kemi. Kështu që do t’i bëjmë shumë mirë llogaritë dhe unë në përgjithësi jam 50-50 për lëvizjet e dimrit”, ka thënë Josa për faqen zyrtare të skuadrës së Prishtinës.
/Epoka e re/