Mirel: Ndarja e Kosovës bartë rrezik për Maqedoninë
Ish-sekretari i përgjithshëm i drejtorisë për zgjerim në Komisionin evropian, Pjer Mirel, në intervistë për MIA-n shprehi shqetësim të madh për shkak të deklaratave për ndarje të Kosovës dhe paralajmëron se skenari i tillë bartë rreziqe sigurie për Maqedoninë dhe rajonin.
Njeriu i mëparshëm kryesor për Ballkanin Perëndimor thotë se është i habitur nga reagimi i vakët i Komisionit evropian pas deklaratave të Thaçit dhe Vuçiqit dhe konsideron se Brukseli duhet të paralajmërojë për rreziqet të cilat i bartë ndarja e mundshme e Kosovës.
“Menjëherë mendohet në Republikënn Sërbska, por edhe komunitetin shqiptar në Maqedoni, pastaj kantonet kroate në Bosnjë të cilat mund të thonë se dëshirojnë me Kroacinë. Por, kjo shkon edhe më larg: hungarezët në Sllovaki, mund të paramendojmë se edhze Rusia në Transistri do ta merrte këtë për shembull”, thotë Mirel.
Mirel shprehet se pozicionet për integritetin territorial të Kosovës janë konstatuar që nga negociatat në Rambuje, por nuk e përjashton obsionin që retorika të jetë “taktikë negociuese” e palës serbe për ta shtyer Kosovën për Asociacionin e komunave serbe. Por, se kjo është taktikë jo e mirë dhe vetvetiou sjellë rreziqe.
“Nëse kjo nuk është taktikë negociuese dhe nëse është reale, ndërsa referendumi për emrin në Maqedoni nuk kalon, absolutisht ka rrezik. Shqiptarët në Maqedoni do të mund të thonëç se nuk e kanë vendin në atë shtet. Në çdo rast do të inkurajohet ideja për ribërje të kufinjve”, thotë Mirel në intervistën për MIA-n.
Për Mirel, kjo retorikë është shqetësuese edhe për shkak të asaj që hapë dyshim se parimet kanë ndryshuar në Uashington dhe në Moskë.
“Thaçi thotë ‘dua vetëm korrigjim të vogël’, nuk ka korrigjime të vogla në këtë rajon, kjo është e pamundur. Nëse prekni një element, të gjithë të tjerët do të mund ta ndjekin. Kështu që ky është rrezik ekstrem. Ajo që akoma më shumë më pengon dhe më frikëson është supozimi se Uashingtoni ka sens për Serbinë, por edhe në Moskë. Në Uashington me ‘mendimtarët e mëdhenj’ si Banon të cilët predikojnë qëndrime ekstreme djathtiste, e dini… ndërsa për Moskën ky është një bekim!. Nuk është kjo Rusia e vjetër nga Konferenca e Rambujesë dhe Grupit të Kontaktit, kështu që frikësohem, shpresoj se gaboj, por shpresoj se ideja shkon përpara në SHBA dhe Rusi”, thotë ish-drejtori i përgjithshëm për MIA-n.