Mirëmbajtjen e varrezave në Vushtrri e merr përsipër NPL ‘Përparimi’
10 shtator 2021
| 15:53
Kryeshefi ekzekutiv i NPL “Përparimi”, Fadil Bahtiri, ka bërë me dije se qytetarët e Vushtrrisë më nuk do ta kenë brengë mirëmbajtjen dhe gjendjen e varrezave të qytetit dhe hapësirave publike, pasi këto do të menaxhohen dhe mirëmbahen nga NPL “Përparimi”.
“Me themelimin e NPL ‘Përparimi’ ky problem pothuajse është zgjedhur për gjithmonë. Gjithashtu kërkojmë nga të gjithë qytetarët tanë të kenë kujdes në hedhjen e mbeturinave në hapësira publike, në mënyrë që ato të menaxhohen dhe mirëmbahen me lehtë”, ka thënë Bahtiri.