Mirena: Nëse hetimet ndaj Berishajt dhe Krasniqit janë të mirëfillta, ato do të përfundojnë te Kurti

09 gusht 2023 | 15:20

Analisti politik dhe gazetari  Ilir Mirena ka bërë me dije se nëse hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroacisë, Martin Berishaj, dhe ish-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, janë të mirëfillta, ato do të përfundojnë te kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se mbrojtja që Kurti ua ka bërë Berishajt dhe Krasniqit tregon se ai është në një zor të madh.

“Nëse bëhen hetime të mirëfillta për rastin e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit, rrjedhë logjike është që filli i hetimeve ka me përfunduar të Albin Kurti… Mbrojtja që ua bën që te dyve, sulmet mbi sistemin e drejtësisë, mosemërimi i kryeprokurorit, sulmi skandaloz ndaj kandidatit për kryeprokuror që ia pat bërë në Kuvend, tregon se n’çfarë zori është…”, ka shkruar Mirena në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna Skenderaj ka filluar projektin e ndërtimit të ujësjellësit në…