Mirena: Nuk e di nëse dikush ka bashkëpunu më thellë se Vetëvendosja me Listën Srpska

23 dhjetor 2024 | 22:16

Analisti Ilir Mirena ka komentuar vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke e cilësuar si pjesë të një fushate politike.

Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje, pavarësisht kritikave, është duke u siguruar paga anëtarëve të Listës Serbe në Kuvend, gjë që sipas tij, reflekton një qasje kontradiktore.

“S’bon me harru që Lëvizja Vetëvendosje është duke ia dhënë pagat atyre në Kuvend…Këtë e shoh si pjesë të fushatës”, tha Mirena.

“Nuk e di nëse dikush ka bashkëpunu më thellë se Lëvizja Vetëvendosje me Listën Srpska, këta kanë bashkëpunu në çështjet që kanë qenë jashtëzakonisht të ndjeshme për vendin tonë siç ka qenë çështja e Ligjit të Pagave nga i cili i kanë përjashtu veteranët e UCK-së nga paga minimale”, deklaroi Mirena në “Pressing”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e shumta të dëborës kanë bllokuar makinat në Rrugën…