Mirena për gjuhën e Kurtit ndaj opozitës: I përngjan një ish-pijaneci

10 shkurt 2025 | 08:41

Gazetari Ilir Mirena ka komentuar  në “Pressing” të T7, gjuhën e rëndë të kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës.

Kurti e ka quajtur opozitën “hajvana”, teksa iu drejtua simpatizantëve të tij në sheshin “Skënderbeu”,  në Prishtinë.

Mirena ka thënë se gjuha e Kurtit duket sikur e një ish-pijaneci.

“Fjalimi i tij ishte komplet, po më vjen keq me thënë, por është gjuhë e një ish-pijaneci. Si po don me formu ti Qeverinë, me iu drejtuar krejt opozitës”, ka thënë Mirena.

Mirena ka thënë se më këtë gjuhë, Kurti ka thyer një pjesë të madhe të popullit që ka votuar opozitën, që tash përbën shumicën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretaresha e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar fjalimin…