Mirena për rastin e Faton Hajrizit: Po të ishte efikas shteti, Faton Hajrizi mund të ishte gjallë

22 korrik 2024 | 22:44

Gazetari Ilir Mirena ka akuzuar shtetin për neglizhencë, duke theksuar mungesën e veprimeve efektive policore në kërkimin e Hajrizit.

Ai pohoi se indiferenca e shtetit kontribuoi në përfundimin tragjik të Hajrizit.

“Këtu shteti jonë ka dështu, shteit jonë me qenë efikas sot Faton Hajrizi kish mundur me qenë gjallë, e me u kthy ose dyz, ose diku tjetër, burg sigurisë më të lartë. Atij i ka humbur jeta, fajtor indirekt ka qenë shteti jonë. Ka qenë tepër neglizhent, ka bë hajgare. Nuk kemi parë aksion të Policisë duke e kërkuar atë”, ka thënë Mirena në “Pressing”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushata e zëvendëspresidentes, Kamala Harris tha të hënën se kishte…