Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite të fundit në shkollën fillore “Ali Hadri”, kërkoi falje pasi gaboi në zgjedhjen e një ekuacioni matematikor. Sipas gazetarit Ilir Mirena, çështja nuk qëndron në vetë gabimin, por në imazhin e vetëshpallur të Kurtit si lider i “pagabueshëm”.
“Nuk është problem që e ka gabu detyrën, nuk ka kurgjo të keqe. Telashja është ajo dogma që e ka kriju Alibn Kurti si njeri i pagabueshëm dhe ka arritur vazhdimisht me i fasionu njerëzit me këto dijet sipërfaqësore, një ekuacion aty, një kabull qaty. Përmend numra shumë, dhe kjo është propagandë që ka arritur me i trullos një pjesë të përkrahësve të tij”, ka thënë ai në “Pressing” në T7.