Mirena thotë se deklarata e Haradinajt është shumë e leverdishme për pushtetin e Kurtit
Gazetari Ilir Mirena i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafa kanë qenë “turist” në luftë.
Ai thotë se kishte menduar se deklarata e liderit të AAK-së ishte e disa viteve më parë.
“Unë njëherë mendova që deklarata e Ramush Haradinajt se ‘Hashim Thaqi e Rrustem Mustafa kanë qenë vetëm turistë në luftë’ është e disa viteve më parë, në një emision që e ka pas Tribuna Channel, Republika. Haradinaj e paska dhanë mbrëmë këtë deklaratë. Shumë e papërgjegjshme prej tij. Ama, shumë e leverdishme për pushtetin e Kurtit, në këtë periudhe kur nuk po i ndalin sulmet ndaj veteranëve dhe vlerave të UÇK’së… Bravo, Ramush..”, ka shkruar Mirena në “Facebook”.