Mirënjohës dhe falënderues të gjithëve që punuan dhe luftuan për të sotmen dhe të ardhmen
17 shkurt 2022
| 08:53
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë, ka uruar qytetarët e vendit.
Ai tha se teksa sot kremtojmë e festojmë nuk ka se si të mos përkujtohen ata që punuan dhe luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Andaj nga kryeqyteti i Republikës, këtu në oborrin e përbashkët të Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë bëmë nderime dhe ngritëm flamurin e shtetit do të vazhdojmë për në kryeqendrën e kryengritjes në Prekaz dhe më pastaj te varri i presidentit, Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi”, tha ai.
Kryeministri Kurti theksoi më tej se të gjithë ata që punuan dhe luftuan kanë lënë gjumë të pashlyeshme për të sotmen dhe të ardhmen andaj u janë falënderues dhe mirënjohës të gjithëve për jetë.