Mirëpriten në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës kolegët nga Ukraina

23 maj 2022 | 18:21

Getoarbë Mulliqi

Duke ju uruar një qëndrim të bukur në Kosovë miqve tanë të dashur ukrainas.

Nuk kam qenë kurrë më krenare për vendin tim. Si një fëmijë dikur refugjat, nuk mund t’i përshkruaj ndjenjat që më ka dhënë ky program, veçanërisht takimi me kolegët tanë gazetarë që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Kosova është e gatshme të strehojë 20 gazetarë ukrainas, të cilët do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre gazetareske, derisa të jenë të sigurt. Kosova do të jetë përgjithmonë shtëpia e tyre e dytë, ndërsa ne mezi presim të vizitojmë shtëpitë e miqve tanë të rinj pasi të përfundojë lufta në Ukrainë. Kosova qëndron me Ukrainën.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK qëndron me gazetarët ukrainas.

(Autorja është drejtoreshë ekzekutive e AGK-së)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prince Coffee House e ka zgjeruar rrjetin e saj edhe…