MIRËSEERDHE BIRI I MADH I KOMBIT NASIM HARADINAJ

14 dhjetor 2023 | 21:36

Ismet Sylejmani

I nderuar Nasim Haradinaj, vitet, dekadat e shekujt që do të vijnë, do të përulen e do të bien në gjunjë para Teje, në shenjë nderimi e rrespekti për qëndrimin Tënd spektakular që ke mbajtur në Tribunalin ndërkombëtar në Hagë!

Të gjitha në një i ke thënë, kanë gjëmuar e kanë jehuar në gojën Tënde, o biri i madh i Kombit tonë Nasim Haradinaj!

Trualli ynë i lavdishëm!
Toka jonë lavdimadhe!
Populli ynë heroik!
Atdheu ynë i papërkulur!
Kombi ynë i nderuar!
Flamuri ynë i qullur me gjak!
Varret e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Varret e të parëve tanë kudo në Atdhe, por edhe jashtë Tij nëpër botë!
Skënderbeu, Enver Hoxha, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci…
UÇK, gjaku i derdhur për liri, invalidët, luftëtarët, veteranët…

Tribunali ndërkombëtar i Gjykatës Speciale të Hagës, me Ty brenda, ishte shndërruar në një tribunë botërore të padëgjuar e të pashembullt, e cila jehonte si kurrë më parë në historinë e njerëzimit!

Ti djali i Bacës Smajl Haradinaj!
Ti pasardhësi i denjë i Haradinajve të famshëm e të lavdishëm, të Gllogjanit heroik!
Ti luftëtari kombëtar i pakmpromis, ushtari e komandanti legjendar i UÇK-së!
Foltoren e Tribunalit të Gjykatës Speciale të Hagës, e kishe kthyer në një arenë të madhe, përmes të cilës, luftës kundër Serbisë pushtuese, i ke bërë mbrojtjen më të madhe e të padegjuar ndonjëherë më parë në historinë e popullit, Atdheut dhe Kombit tonë!

Ajo që Nasim Haradinaj ia ka thënë në sy Prokurorit të Tribunalit botërorë se: “…Kamë vra ushtarë e oficerë serbë sa kam mujtë! Por edhe se nuk kamë mujtë me vra sa kom pas qejf…”, janë rreshta që do të mbeten të shkruara me shkronja ari në historinë e faqeve të lavdishme të popullit shqiptar!

Sikur atdhetari, patrioti, ish-i burgosuri politik, luftëtari kombëtar, ushtari e komandnti i UÇK-së Nasim Haradinaj, janë të paktë, i lindin rrallë shekujt!

Faleminderit Nasim Haradinaj!
Me qëndrimin Tënd, e ke nderuar fisin!
Me qëndrimin Tënd, e ke nderuar kryeshefin e politikës kombëtare patriotike ilegale të Dukagjinit, të madhin e të pavdekshmin Smajl Haradinajn në veçanti dhe Haradinajt në përgjithësi!

Me qëndrimin Tënd e ke nderuar Lokemadhen, që në atë foton historike me vëllaun Tënd hero kombëtar të pavdekshëm Agron Haradinaj, shihet se si e mbante për faqe, me aq bujari e buzqeshje epike e tipike heroinash shqiptare!
Me qëndrimin Tënd e ke nderuar familjen Tënde në përgjithësi dhe Nënën Tënde, traktoristen e famshme dhe punëtoren heroinë të Dukagjinit, që edhe tokat Ajo i lavronte me traktor e i punonte dhe e mbante familjen me bukë e nuk e shtrinte dorën përpara armikut, atëherë kur Baca Smajl dhe ju djemt e Tij, mbaheshit dhe vuanit nëpër burgjet e Serbisë pushtuese!

Me qëndrimin Tënd burrëror në Tribunalin ndërkombëtar në Hagë, ke dalur para botës me qëndrim të tillë, që nuk ka njeri në planet, miqtë e armiqtë e Kombit tonë, që nuk e kanë vendosur dorën në ballë dhe të të dëgjonin me kurreshtje, se si shpërthente fuqia Jote e shprehjes në mbrojtje të UÇK-së e të luftës së saj të drejtë kundër ushtrisë e policisë dhe paramilitarëve të Serbisë pushtuese!

Lum populli, Atdheu e Kombi shqiptar që të ka djalë!
Lum populli, Atdheu e Kombi shqiptar që të ka pasur ushtar e komandant!
Lum populli, Atdheu e Kombi shqiptar që ka përfaqësues sikur Ty!

Jemi me fat që të kemi të tillë, që e ke thënë para syve të botës, që të dëgjonte e gjithë bota me veshët e saj, se Ti Nasim Haradinaj, ke vrarë sa ke mujtë armiq, ushtarë e polic të Serbisë pushtuese!

Për Ty e për aëtë qëndrim Tëndin titanik, duhet të shkruhen vjersha, të shkruhen tregime, të shkruhen artikuj, të shkruhen poema, të shkruhen romane e të bëhen edhe filma artistik!

Duhet të të këndohen këngë, shumë këngë e të organizohen koncerte në nderim të qëndrimit Tënd brilant në Hagë!

Përgjithmonë historia do të të mbajë në ballin e saj, të nderit e të krenarisë kombëtare!

Prishtinë, 14 dhjetor 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një deputet i opozitës turke ka vdekur sot dy ditë…