Miriami flet për vajzën: Koha cilësore fizike, tepër e shtrenjtë!
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Në vitin 2015, ata u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Ameli. Për këtë të fundit, Miriami është shprehur përgjatë një interviste për revistën ‘Class’ se është bekimi më i madh që i ka dhuruar Zoti dhe se ka ndikuar vetëm pozitivisht tek ajo. Më tej, Miriami tha se mundohet të kalojë sa më shumë kohë fizikisht me Amelin, pasi është në dijeni se kjo gjë ndikon shumë edhe në formimin e saj karakterial.
“Më ka bërë të reflektoj shumë mbi jetën, mbi gjërat e thjeshta por esenciale të jetës dhe të vlerëoj çdo ditë të jetës sime. Ameli është bekimi më i madh që më ka dhuruar Zoti. Më ka bërë të kuptoj që asgjë nuk ka vlerë para dashurisë që shkëmbejmë çdo ditë me njëri-tjetrin në familje. Unë përpiqem të kaloj sa më shumë kohë fizikisht me Amelin sepse e di që kjo ndikon shumë edhe në formimin e saj si njeri.
Askush s’mund të zëvendësojë prindin ndaj dhe koha cilësore fizike që duhet të kalojmë me fëmijët tanë është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër që mund t’i ofrojmë fëmijëve tanë. Unë mendoj që një nga arsyet kryesore përse brezi i ri mund të ketë probleme nga më të ndryshmet vjen nga mosprezenca e prindërve në jetën e tyre”-është shprehur këngëtarja.