Mirlind Daku, shënuesi më i mirë në Slloveni
01 tetor 2022
| 21:24
Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, vazhdon të shkëlqejë në futbollin slloven.
Ish-sulmuesi i Ballkanit dhe Llapit, Daku shënoi sot për Muran në minutën 90+4’ dhe ia siguron barazimin skuadrës së tij kundër Domzhales.
Kosovari me këtë shënim bëhet golashënuesi më i mirë në Slloveni me 7 gola në 10 ndeshje.