Mirlind Daku sinjale nga Rusia për Sylvinho
25 maj 2024
| 16:27
Mirlind Daku nuk ndalet. Sulmuesi nga Gjilani ka gjetur golin e radhës me rusët e Rubin Kazanit, duke konfirmuar formën mjaft të mirë që po kalon përpara fillimit të Euro 2024.
26-vjeçari tundi rrjetën kundërshtarë falë një diagonaleje të saktë në takimin Rubin-Sochi. Ishte minuta e 22’ kur Daku zhbllokoi takimin duke kaluar vendasit në avantazh.
Ky është goli i dhjetë sezonal në kampionatin rus për sulmuesin potent dardan. I cili është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij.