Mirlind Daku takohet me bashkëshorten e Agim Ramadanit, ia dhuron fanellën e Kombëtares
Mirlind Daku ka pasur një vizitor shumë të veçantë në grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë. Sulmuesin gjilanas e ka vizituar bashkëshortja e komandantit legjendar të UÇK-së, Agim Ramadanit.
Daku kishte shënuar gol ndaj Polonisë dhe kishte zhveshur fanellën ku në shpinë e ka tatuazhin e kufirit të thyer nga komandanti legjendar Agim Ramadani.
Në një lidhje direkte televizive mes Dakut dhe Shukrije Ramadanit, sulmuesi gjilanas e kishte ftuar atë që ta vizitonte. Tani ajo e ka vizituar ku ka marrë dhuratë fanellën dhe është takuar edhe me futbollistët tjerë të Shqipërisë.
“Takim i këndshëm me Mirlind Dakun, dhe sportistët që na bëjnë krenarë! Në kombëtare nuk ka kufij, aty kemi Shqipërinë etnike! Ju lumtë djema,ju priftë e mbara e suksesi”, ka shkruar Shukrije Ramadani në “Facebook”.