Miroci, trajneri që po lë gjurmë në Gjermani
Rrustë Miroci tash e shumë vite është një emër i respektuar nga bota e futbollit në qytetin e Bayernit të Gjermanisë. Ai me sukses është duke e udhëhequr klubin e tij drejtë fitoreve të reja, BSK Olympia Neugablonz, klub ky në Bayern të Gjermanisë, duke treguar fitore dhe sukses të madh.
Ai ka treguar sukses në ligat kryesore të Gjermanisë, ku nën udhëheqjen e tij ka fituar edhe kundër klubeve kryesore si, Bayernit, Nürmbergit, dhe 1860 München, Augsburg. Në një prononcim për portalin “GazetaProjekti”, Miroci shprehet se “Konsistenca, disiplina dhe karakteri i fortë kanë qenë çelësi kryesorë i arritjeve dhe sukseseve të mëdha, ku gjithmonë kemi treguar rezultate të mira”, ka thënë ai.
Miroci karrierën prej trajneri e ka filluar me klubin “TSV pfaffenhausen” ku me këtë klub e ka drejtuar për dy vite dhe duke treguar suksese të lartë, pas kësaj Miroci ka vazhduar me klubin “TSG Thannhausen” i cili i ka mposhtur edhe ekipet kryesore tjera në ligë. Miroci, momentalisht është trajneri kryesor i klubit “BSK Olympia Neugablonz” i cili me ekipin e kompletuar që e ka është duke treguar rezultate të mira, kjo duke pasur parasysh se ai e ka arritur që klubin ta shpëtoj nga rënia e ligës dhe t’ia rikthej primatin në ligë.
Tutje ai shprehet i lumtur edhe për futbollin kosovar i cili sipas tij është në rrugë të mirë, por çfarë i duhet më shumë është edhe mentaliteti i punës dhe momentalisht, Superliga e Kosovës e ka nivelin e ligës regjionale të Beyernit që i bie ligës së katërtë. Miroci, tutje thotë se trajnerët duhet ta aplikojnë një metodë moderne në Kosovë sepse vetëm kështu ecet përpara.
E sa i përket se cilin nga trajnerët e futbollit e simpatizon ai thotë se: “E kam një simpati ndaj Jurgen Klopp dhe Pep Guardioles në mes këtyre dyve mendoj ta aplikoj një strategji edhe unë, Kloopp me pëlqen për konsistencën e tij dhe karakterin e fortë ndërsa Guardiola për taktikat e mençura te cilat i aplikon”.