Komuniteti i biznesit takon të dërguarin e BE-së për dialogun, flasin për zhvillimin ekonomik

17 shtator 2021 | 15:35

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, bashkë me përfaqësues nga komuniteti i biznesit ka pritur në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Oda Ekonomike ka njoftuar se në këtë takim shumë konstruktiv u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe për zgjidhje praktike të problemeve të cilat po e ngadalësojnë këtë proces.

“Përfaqësues nga komuniteti i biznesit gjatë takimit adresuan të gjitha barrierat jotarifore për produktet e Kosovës, të vendosura nga Serbia. I dërguari special i BE-së z. Lajçak dhe përfaqësues të komunitetit biznesor të Kosovës, në takimin e parë mes tyre, mes tjerash diskutuan dhe u dakorduan për rëndësinë që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi ka në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe rajonit”, ka njoftuar Oda Ekonomike e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Avdi Smajljaj, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit…