
“Mirror”: Mahrezi, afër Leicesterit
04 korrik 2018
| 12:09
Riyad Mahrez është gjithnjë e më afër largimit nga Leicester City.
“Mirror” shkruan se mesfushori algjerian së shpejti pritet ta kompletojë transferimin te kampioni i Premierligës, Manchester City.
Mahrez ishte objektiv i “Citizens” edhe në edicionin e kaluar, pasi trajneri Pep Guardiola dëshiron ta sjellë Mahrezin në “Etihad Stadium”.