
Mirsa Kërqeli theu heshtjen, kjo është e vërteta përse mbet jashtë muzikës
23 maj 2021
| 16:13
Këngëtarja Mirsa Kërqeli, pas shumë vitesh mungesë në intervista dhe projekte të reja, ajo për mikrofonin e Prive shpalosi të gjitha risitë e jetës së saj dhe planet e verës.
Është përfolur shumë mes tjerash se arsyeja që Mirsa u largua nga muzika, ishte xhelozia e bashkëshortit të saj, Granitit, me të cilin u zhvendos në Kanada për të jetuar.
Për këtë u pyet në Prive dhe sqaroi se nuk është e vërtetë se kjo ka qenë arsyeja.
Madje, Graniti, siç u shpreh Mirsa është personi që e motivon edhe kur ajo vetë përton të angazhohet në projekte apo të kontaktojë me gazetarët.
