Mirsim Beqiri prezanton të arriturat e KHAIA-s në ENCASIA
Kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA), Mirsim Beqiri, ka marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të në Rrjetin e Hetimeve të Asindeteve Ajrore të Bashkimit Evropian – ENCASIA, raporton “Epoka e re”.
Në këtë mbledhje, Beqiri ka prezantuar të arriturat dhe përgatitjet që realizon Republika e Kosovës në këtë fushë, ku sipas tij, Kosova është në hap me vendet e BE-së.
“Privilegj dhe nder ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Rrjetin e Hetimeve të Asindeteve Ajrore të Bashkimit Evropian – ENCASIA (European Network of Civil Aviation Safety Investigation Authorities). Në mbledhjen e rregullt, në cilësinë e kryetarit të KHAIA-s, prezantuam të arriturat dhe përgatitjet që realizon Republika e Kosovës në këtë fushë që të jemi në hap me vendet e BE-së. ENCASIA përbëhet nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe tre vëzhgues Norvegjia, Islanda dhe Kosova. Jemi të parët në Ballkan që kemi plotësuar standardet që të jemi pjesë e ENCASIA-s”, ka shkruar Beqiri në llogarinë e vet në “Facebook”.