Mirush Kabashi në karrige me rrota, mjeshtri i madh përfundon radioterapinë
20 maj 2020
| 16:43
Artisti i madh, shumë i dashur për publikun, Mirush Kabashi prej dy vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë. Ditën e sotme është publikuar një foto e tij ku artisti shfaqet në një karrige me rrota, por i buzëqeshur dhe plot jetë.
Fotoja është publikuar nga Oriela Cano, pasi artisti ka përfunduar radioterapinë.
Një muaj më parë Mirush Kabashi festoi 72 vjetorin dhe i urojmë sa më shumë shëndet mjeshtrit të madh.