
Misetiq thotë se ZPS-ja ka kërkuar t’i transferojë disa materiale nga rasti i Thaçit për administrim të drejtësisë në atë për krime lufte
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në konferencën e parë mbi ecurinë e çështjes pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka mbyllur paraqitjen e provave të saj në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Mbrojtësi i Thaçit, avokati Luka Misetiq, ka thënë së Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që disa materiale nga çështja e Thaçit kundër administrimit të drejtësisë të transferohen në atë për krime lufte.
Në këtë seancë, Mishetiq, i cili i ka bërë parashtrimet i pari, ka thënë se ZPS-ja ka argumentuar se në çështjen tjetër ndaj Thaçit, janë tri materiale që janë me rëndësi në atë për krime lufte, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“ZPS-ja kërkon që t’i merr disa materiale që janë pjesë e çështjes 12 në këtë çështje të sotme. Pra, në çështjen 06. ZPS-ja argumenton që ka tri materiale që janë me rëndësi për çështjen 06 duke argumentuar që ato përbëjnë faktorë rëndues që kanë lidhje me dënimin në këtë çështje dhe së dyti ata pretendojnë të informojë besueshmërinë e dëshmitarëve të ZPS-së në këtë çështje dhe së treti, ata pretendojnë të demonstrojnë mes tjera sa i takon pretendimeve për krime, sa u takon atyre që njihen në aktakuzë”, ka thënë ai.
Mbrojtja e Thaçit, ka thënë se ata kanë të drejtën që të dorëzojnë një kërkesë “in limine” dhe gjithashtu të kërkojnë mjete juridike përkatëse, duke marrë parasysh që çështje të reja kanë lindur dhe edhe përgjigjen e ZPS-së që ka të bëjë me transferimin e provave në çështjen 12.
Mocioni i ZPS-së, sipas mbrojtjes së Thaçit, ngritë disa çështje që cenojnë disa nga të drejtat themelore të Thaçit si atë për proces të drejtë juridik. Dhe atë sa i takon të drejtës për vetë diskriminim, duke e vendosur mbrojtjen në një pozitë të pafavorshme.
Mbrojtja përmendi edhe një parim të DhSK-së, që të mos e dënojë Thaçin dy herë për çështje të njëjta.
Po ashtu, Misetiq ka përmendur edhe parimin e gjykimit të drejtë. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar që ZPS-së të ndalohet nga ngritja e çështjeve penale nga Thaçi në dy çështje gjyqësore të ndryshme për sjellje të ngjashme të tij.
“Nëse trupi gjykues do të mohojë të drejtën e Thaçit që të dorëzojë mocion in limine, do të dëgjojmë trupin gjykues se cilat janë alternativa dhe ne mendojmë se s’ka arsye që të mos na u jepet kjo e drejtë”, ka thënë ai.