Mishetiq emërohet kryembrojtës i Thaçit
20 shkurt 2024
| 15:17
Luka Mishetiq është emëruar udhëheqës i ekipit mbrojtës të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Fidelma Donlon, e ka bërë emërimin e tij pas konfirmimit se nga ekipi mbrojtës janë larguar Gregori Kihou dhe Xho Rider.
Më 19 janar administratorja e kishte njoftuar panelin përmes një letre të dërguar nga Thaçi se kontrata e Kihou dhe Rider me të ka përfunduar.
Më 9 shkurt Mishetiq kishte informuar panelin se ai ka arritur marrëveshje me Thaçin për t’i pasuar ata si avokat. Derisa më 16 shkurt është konfirmuar emërimi i Mishetiq për ta drejtuar ekipin mbrojtës.