Mishetiq: Mbrojtja po kërkon informacione për dëshmitarët e prokurorisë
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së nuk i ka të gjithë informacionet e nevojshme.
Në konferencën e gjashtë statusore, ai ka thënë se mbrojtja po kërkon informacione, veçanërisht për dëshmitarët që ka prezantuar prokuroria.
“Mbrojtja nuk po kërkon nxjerrje të materialeve, për të cituar ‘për të na mbajtur ne të zënë’. Ne po kërkojmë materiale të cilat ne mund t’i kategorizojmë, kur të kemi të gjitha dëshmitë. Ne do të kategorizojmë se çfarë na duhet për të prioritizuar për hetimet tona. Po, ka pasur volum të madh të materialeve që janë nxjerrë, por shumica e këtyre materialeve nuk mund të jetë e rëndësishme për të gjithë të akuzuarit. Por, nxjerrja e dokumenteve në letër nuk e ndihmon mbrojtjen, nuk ne nuk e kemi të gjithë informacionin. Në këtë fazë, janë 102 nga rreth 200 dëshmitarë, për të cilët nuk kemi asnjë informacion”, ka deklaruar Mishetiq.