![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/GjxEXazXUAEx3CK-600x360-1.jpg)
Misioni i BE-së po vazhdon ta monitorojë numërimin e votave: Vëzhguesit i kemi në mbarë Kosovën
14 shkurt 2025
| 20:28
Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, ka bërë të ditur se vëzhguesit e këtij misioni janë të vendosur në tërë vendin.
Po ashtu, në postim bëhet e ditur se, të njëjtit janë duke raportuar në mënyrë të vazhdueshme tek ekipi qendror i misionit mbi procesin e rinumërimit të votave.
“Të vendosur në mbarë Kosovën, vëzhguesit tanë afatgjatë vazhdojnë të ofrojnë përditësime të vazhdueshme për ekipin kryesor të misionit për procesin e rinumërimit. Vëzhgimi i numërimit të votave është një aspekt i rëndësishëm i një misioni vëzhgues të zgjedhjeve të BE-së”, thuhet përmes një postimi në platformën ‘X’.