Misioni i EULEX-it ndihmon me pajisje shkollën “Arif Shala” në Drenas
06 shtator 2019
| 16:22
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka dhuruar pajisje shkollore për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Arif Shala” në Korroticë të Ulët të Drenasit.
Vlera e pajisjeve është mbi 10 mijë euro dhe përfshinë 10 llaptop, 5 “pc work”, 12 makina fotokopjuese, 10 tabela “white board magnetike”, material për zyre dhe inventar të nevojshme për lehtësimin e procesit mësimor.
Drejtori i kësaj shkolle, Murtez Shala, ka falënderuar misionin e EULEX-it për dhurimin e këtyre pajisjeve, duke shtuar se këto mjete do t’i ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
/Epoka e re/