Misioni i Hashim Thaçit tani ka një fillim të ri në dekadën e katërt
Shkruan: Izmi Zeka –
Njerëzit e mëdhenj të cilët mbesin në kujtesën e njerëzve dhe në kujtesën e një kombi apo edhe më gjerë, zakonisht lindin e bëhen të tillë në kohë të vështira.
Sa më të vështira kohët e rrethanat, aq më të mëdha janë sakrificat dhe po aq lart ngrihet guximi dhe heroizmi i njerëzve të caktuar. Po e njëjta rregull vlen edhe për Presidentin e tashëm të Kosovës z.Hashim Thaçi.
I lindur e i rritur në kohë të rënda për Kosovën, z.Thaçi, qysh herët do e kishte të qartë rrugën e tij. Një rrugë e gjatë, një rrugë e vështirë, thuajse e pashembullt, një rrugë në të cilën ishte nisur me vetëdije të plotë dhe të cilën, për fatin e të gjithë neve, do e kalonte pa gabime dhe me dinjitet.
II
Hashim Thaçi, ka kaluar ballëlartë nëpër të gjitha fazat si rrallëkush tjetër: student i zoti e largpamës, pjesëtarë i përkushtuar i ilegales, udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lider i opozitës, kryeministër i suksesshëm i Kosovës i cili shpalli Pavarësinë e Kosovës dhe një ndërtues i Kosovës së pavarur. Të gjitha këto, dhe shpresojmë që jo vetëm këto, janë një jetë e tërë e një njeriu të madh të kombit tonë.
Të kthehemi më pas. Kur në vitet e nëntëdhjeta Kosovën e kishte lodhur robëria, dhe kur tashmë po shihej, nga ata që donin ta shihnin, se rezistenca paqësore nuk po i jepte Kosovës atë që kërkonte, dolën djemtë dalzotës të Kosovës. Pushka e Adem Jasharit dhe patriotëve tjerë e prishën përgjithmonë status quon, e zgjuan gjithë kombin nga gjumi dhe vulosën humbjen e Serbisë. Hashim Thaçi, s’kishte se si të mungonte në këtë epokë të ndritshme të historisë sonë. I emëruar udhëheqës politik i UÇK-së z.Thaçi e mbajti flamurin e luftës e të lirisë deri në fitore.
III
Madhështia e këtij njeriu qëndron edhe në faktin se misioni i tij nuk mbaroi veç me luftën por ai vazhdoi edhe më tutje. Menjëherë pasluftës, udhëheqësi politik i UÇK-së, me vizionin e tij diti të ndërtoj edhe lirinë. Si një lider i opozitës në Kosovë, shumë shpejtë u bë e qartë se pa të Kosova nuk do të ecte tutje, në rrugën e mbetur deri në arritjen e ëndrrës shekullore tonën për pavarësinë.
Dhe ajo ndodhi. Pas betejave të shumta politike, pas “eksperimenteve” të shumta të cilat u bënë në Kosovë nga faktori ndërkombëtarë (Nuk i kishim të gjithë ndërkombëtarët miq), më në fund u pa se ishte një njeri i cili guxonte dhe mund ta bënte hapin e madh. Me votën e popullit ai erdhi në krye të qeverisë, dhe me ndihmën e miqve të vërtetë të Kosovës, e përjetësoi ëndrrën tonë shekullore. Por, as këtu nuk përfundoi misioni tij. Kosova e pavarur duhet ndërtuar e duhet zhvilluar dhe duhet bërë pjesë e barabartë e shteteve të përparuara të Evropës. Dhe këtë mision të ri, z.Hashim Thaçi e vazhdoi guximshëm.
IV
Në udhëheqjen e tij, Kosova përjetoi ndryshime të mëdha në të gjitha segmentet e jetës. Ai arriti që edhe Forcën e Sigurisë ta kthej në Forcë ushtarake. Arriti që Kosovën ta kthej kah perëndimi gjë të cilën qindravjeçarët nuk e kishin bërë.
Si president i vendit ai vazhdoi punën në integrimet Evropiane.
Në një moment kur e priste Shtëpia e Bardhë siç thoshte Edi Rama u lëshua një fletë rrufe që e ndali në rrugë, për të përmbushur misionin përfundimtarë në raport me Serbinë.
Por edhe pse nga flet rrufeja u ndal misionin Hashim Thaçi vazhdon deri atëherë kur Kosova të jetë pjesë e strukturave Euro Atlantike e përtej.
Misionarët janë të përjetshëm janë human, njerëzor, falin, duan shoqëri të barabartë, të drejta njerëzore e mbi të gjitha ata shohin që ne mund vetëm t’i imagjinojmë qartësit dhe zhvillimet përtej një territori apo hapësire gjeografike.
Prandaj misioni Hashim Thaçit tani ka një fillim të ri në dekadën e katërt të tij të bërjes së shtet ashtu siç e deshën Rilindësit.
Nuk është thënë rastësisht se ky njeri është Xhorxh Uashingtoni i Kosovës. Kritikët do të thonë se a ka të meta. Po ka. E meta më e madhe e tij është se deri më tani kur pritet të filloi dekada e katërt nuk e ka humbur asnjë betejë.