Misioni i OSBE-së në Kosovë kujton viktimat e masakrës së Reçakut

15 janar 2025 | 11:41

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut në 26-vjetorin e saj.

Në profilin zyrtar, misioni i OSBE-së ka thënë se ky përvjetor ua kujton përgjegjësinë tonë kolektive për t’u përballur me të kaluarën në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.

“Sot shënohet 26-vjetori i masakrës së Reçakut. Ne nderojmë viktimat dhe njohim humbjen e thellë që pësuan familjet e tyre. Ky përvjetor na kujton përgjegjësinë tonë kolektive për t’u përballur me të kaluarën në kërkim të një të ardhmeje më të mirë”, është thënë në reagimin e OSBE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kandidati i…