Misioni i ShBA-së në NATO: Po ndërmarrim hapa të kujdesshëm për forcimin e KFOR-it
28 nëntor 2023
| 13:23
Misioni i ShBA-së në NATO ka theksuar se po ndërmerr hapa të kujdesshëm për t’u siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së në mënyrë të paanshme.
“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i dha një mandat Forcave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 për të pasur një mision paqeruajtës neutral”.
“NATO-KFOR vazhdon të mbështesë zhvillimin e një Kosove gjithëpërfshirëse, demokratike dhe multietnike. Në forumin ministror aleatët diskutuan situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe përsëritën mbështetjen e tyre të palëkundur për misionin e KFOR-it”, është thënë në një postim të këtij misioni në platformën “X”.