Misioni i UNHCR-it dhuron donacion për MPB-në

16 shkurt 2018 | 15:48

Në ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) është mbajtur ceremonia e pranim dorëzimit të donacionit të UNHCR-it për këtë ministri, respektivisht për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Divizioni për Azil.

Në këtë ceremoni morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, sekretari i përgjithshëm, Lulzim Ejupi, shefi i UNHCR-it në Kosovë,  Narasimha Rao, si dhe zyrtarët të tjerë të lartë.

Zyrtarët e lartë të MPB-së falënderuan misionin e UNHCR-it për donacionin dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për MPB-në, respektivisht për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

Po ashtu, ata vlerësuan mision e UNHCR-it si një partner që ka ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve, sidomos sa i përket azilkërkuesve në Kosovë.

Ndërsa shefi i UNHCR -it në Kosovë,  Narasimh Rao, ka vlerësuar të arriturat e MPB-së sa i përket menaxhimit të azilkërkuesve dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje të MPB-së.

Donacioni është i përbërë nga laptop të cilët do të përdorën nga Divizioni i Azilit të DSHAM-it dhe kanë vlerën rreth 6 mijë euro.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) në takim e mbajtur sot,…