Miss Italia “pushton” zemrat e italianëve
12 shtator 2019
| 11:37
Është 20-vjeçare, ka sy jeshilë, flokë gështenjë dhe një fizik të mrekullueshëm. Quhet Carolina Stramare dhe është shpallur më e bukura në edicionin e 80 të Miss Italia.
Ajo studion në Akademinë e Arteve të Bukura në Sanremo, por është edhe modeluese.
Në konkurs është paraqitur si Miss Lombardia. Ajo i adhuron kafshët dhe prej tetë vjetësh praktikon sportin e hipizmit. Stramare ka thënë se ka pasion për sytë “e mirë dhe të sinqertë”.