“Miss Universe Kosova 2008”, kandidate e Vetëvendosjes për asambliste në Prishtinë
11 gusht 2021
| 14:13
Zana Krasniqi, “Miss Universe Kosova” në 2008 dhe modeluese tash e disa vite, i është bashkuar ekipit të Arben Vitisë në garën për Prishtinën.
Krasniqi përmes një fotografie në rrjete sociale ka bërë me dije se do të jetë një nga kandidatet për asamble komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në “Instagram”, ajo ka shkruar se do të angazhohet për mbrojtjen e ambientit, derisa ka publikuar një fotografi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Arben Vitia është duke u përfolur në media si kandidat për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje, megjithatë, partia që udhëhiqet nga Albin Kurti ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën e tij.
Postimi i plotë: KËTU