Mister i madh, qeni filmohet në majë të Piramidës së Gizës (VIDEO)

16 tetor 2024 | 21:17

Teksa po udhëtonte me parashutë mbi Piramidën e Madhe të Gizës, një burrë bëri një zbulim befasues.

Një qen ishte në majë të mrekullisë së lashtë. Sipas asaj që flitet, qeni po argëtohej duke i lehur zogjve. Por si arriti atje? Ka hipoteza të ndryshme, por pas saj fshihet një mister ende për t’u zgjidhur.

Video është shpërndarë në internet, duke marrë miliona shikime.

Megjithatë, shumë kanë treguar shqetësim duke u shprehur se qeni mund të jetë i lodhur dhe i etur. Ata kanë kërkuar që qeni të shpëtohet.

Dikur edhe turistët lejoheshin të ngjiteshin deri në majën e Piramidës së famshme, por Egjipti vendosi rregulla strikte dhe tashmë mund t’i dënojë me gjoba të rënda deri në burg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borxhi që operatorët ekonomikë kishin ndaj Autoritetit Rajonal të Pellgjeve…