Misteri i mbytjes së agjentëve sekretë në Itali, dyshohet se takimi në varkë ishte për punë
Më 28 maj një varkë u mbyt në liqenin Maggiore, Itali më 28 maj. Në bord ishin 23 persona, ndërsa 4 viktimat ngrenë dyshime për një vdekje rastësore apo të mirëmenduar.
Njëri ishte një ish-agjent i agjencisë së spiunazhit të Izraelit Mossad, dy ishin oficerë të inteligjencës italiane dhe viktima e katërt ishte një grua ruse.
Liqeni Maggiore dhe vija bregdetare e tij ndahen midis rajoneve italiane të Lombardisë dhe Piemonte, dhe kantonit zviceran të Ticino. Disa kompani që prodhojnë teknologji të aftë për përdorim ushtarak dhe civil janë të vendosura në Lombardi – dhe Zvicra konsiderohet një vend tranzit për shumë anëtarë të inteligjencës. Disa nga njerëzit në barkë, të të dyja kombësive, kishin apartamente dhe shtëpi atje.
Ndërsa disa media raportojnë se udhëtimi me varkë ishte i organizuar pa asnjë qëllim përveç argëtimit, disa media të mëdha italiane raportojnë se ishte një takim pune sekret midis agjentëve italianë dhe izraelitë.
Ka interesim të madh për aksidentin dhe prokurori publik Carlo Nocerino është ngarkuar të zbulojë se çfarë ka ndodhur. Ai thotë se 13 nga ata në bord ishin agjentë italianë dhe tetë ishin agjentë izraelitë. Vetëm kapiteni Claudio Carminati dhe gruaja e tij ruse nuk punonin në inteligjencë.
Çfarë ka ngritur dyshimet më të mëdha është se të gjithë të shpëtuarit janë larguar me shumë shpejtësi duke marrë gjërat nga spitali dhe hoteli dhe duke shkuar në destinacionet e tyre, aty ku dhe jetojnë.
Anija e përfshirë në incident nuk është nxjerrë ende në breg. Kjo do të thotë se hetimi nuk mund të fillojë siç duhet, tha Nocerino për BBC.
“Për momentin, është ngatërruar në fund të liqenit dhe mund të duhen dy ose tre ditë për ta ngritur atë.”
Nocerino shtoi se anija kishte kapacitet vetëm për 15 pasagjerë, por kishte tetë më shumë në bord. Pritet të zbulohen detaje të tjera që lidhen me ngjarjen e dyshimtë.