Misteri rreth ngordhjes së mijëra peshqve në lumin Odern

14 gusht 2022 | 12:35

Zyrtarët në Poloni dhe Gjermani po mundohen të gjejnë arsyen për ngordhjen masive të peshqve përgjatë lumit Oder, që gjendet mes dy shteteve, raporton BBC.

Mijëra peshq të ngordhur janë shfaqur përgjatë qindra kilometra lumë që nga fundi i muajit të kaluar.

Mendohet se një substancë toksike ka depërtuar në ujë, ndonëse nuk dihet saktësisht se për çfarë substance bëhet fjalë, ndonëse janë bërë testimet.

Njerëzve iu është thënë të evitojnë lumin, pas paralajmërimeve për katastrofë ambientale nga Qeveria e Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U19, femrat, ka mbyllur aventurën në Kampionatin…